West Ham me ofertë të ‘çmendur’ për Icardin

West Ham janë duke kërkuar një lëvizje për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Interesimi për sulmuesin e Interit vjen pasi janë shuar shpresat e tyre për të transferuar sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca.

Sipas Sport Mediaset, ‘Çekanët’ janë shtyrë për të nënshkruar Bacca, por munden të humbasin për shkak të dëshirës së tij për të luajtur për një klub të Ligës së Kampionëve.

Për këtë arsye, Sport Mediaset kuptojnë se West Ham janë kthyer te Icardi në ndjekje të tyre për të afruar një sulmues të madh në skuadër.

Sipas medieve italiane, skuadra angleze janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro apo 41.8 milionë funte, por vështirë se do pranohet kjo ofertë nga Interi, pasi nuk dëshirojnë të privohet nga shërbimet e kapitenit të tyre.

icardi-3-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta