Topalli: Top-keqpërdorimet e institucioneve për vitin 2015

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Faton Topalli, ka deklaruar se raporti i Auditorit për Ministrinë e Financave dëshmon për gjendjen e keqe që ekziston në organizatat buxhetore në Kosovë.

Ai në emisionin “Puls” të KTV-së, ka thënë se kontrolli i brendshëm në Ministri të Financave nuk funksionon.

“Kemi një përkeqësim të gjendjes në vitin 2015, më keq se vitin 2014”, ka thënë Topalli.

Deputeti Topalli foli edhe për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku tha se janë bërë shumë shkelje.

“Në MKRS janë paguar mjetet për dy koncerte ndërsa është mbajtur vetëm një koncert. Në 3 muajt e fundit janë shpenzuar 76% të mjeteve”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sipas Topallit, ka bërë shpenzime pa leje, gjegjësisht ka shkel ligjin.

“Ka tender ku përshkruhet çmimi 2.95 euro për një gomë. Ku gjenden goma 3 euro”, pyeti Topalli.

Temat
LajmeVend

Të afërta