Tjetër problem për fanellat Puma, klubi i njohur tërheq nga tregu uniformën e tretë

Pas skandalit të bluzave të grisura të Zvicrës gjatë Euro 2016, Puma sërish po përmendet me tone negative.

Prodhuesi i fanellave sportive të ekipit që sapo ka rënë në kategorinë e dytë të Bundesliga-s VfB Stuttgart ka ndaluar prodhimin e bluzave të reja.

Siç raporton gazeta Stuttgarter Zeitung, të gjithë tifozët që kanë blerë së fundmi këto bluza kanë marrë një email për sa i përket fanellës së tretë.

“Puma e ka ndaluar prodhimin e fanellës së tretë për sezonin 2016/17, pasi metoda e cila kushton shumë dhe përdor një material shkëlqyes, nuk ka funksionuar,” shkruan vetë klubi i Stuttgart, transmeton Telesport.

Më 1 tetor do të prodhohet një fanellë e tretë komplet e re. Ajo do të jetë në ngjyrë gri të hapur dhe të gjithë ata që e kanë blerë uniformën e tretë mund ta ndërrojnë kur të dali e reja.

xhaka-puma-628x358

Temat
BotëBotëLajmeSport

Të afërta