Të arrestuarit në Turqi: 70 gjeneralë, 149 policë, 6 mijë ushtarë…

Autoritetet turke të dielën njoftuar se deri me tash janë arrestuar rreth 6 mijë ushtarë, kurse janë lëshuar urdhër-arreste edhe për 3 mijë përfaqësues të sistemit të drejtësisë pas dështimit të gusht shtetit nga i cilin mbetën të vrarë 290 persona, 100 nga ata puçistë.

Në Ankara të dielën në kuadër të hetimit lidhur me grusht shtetin e dështuar janë arrestuar 149 zyrtarë policorë, ka njoftuar zyra e guvernatorit të kryeqytetit turk.

Përveç kësaj, njoftohet se deri me tash gjatë hetimit janë arrestuar edhe 70 gjeneralë dhe admiralë, përfshirë edhe ish komandantin e forcave ajrore turke, gjeneralin Akin Ozturk, raporton AP, transmeton lajmi.net.

Nga 70 gjeneralë dhe admiralë që janë nxjerrë para gjykatës, 11 prej tyre zyrtarisht deri me tash janë arrestuar, kurse të tjerët presin daljen para gjyqtarit.

Autoritetet turke të dielën njoftuar se deri me tash janë arrestuar rreth 6 mijë ushtarë, kurse janë lëshuar urdhër-arreste edhe për 3 mijë përfaqësues të sistemit të drejtësisë pas dështimit të gusht shtetit nga i cilin mbetën të vrarë 290 persona, 100 nga ata puçistë.

Agjencia e lajmeve Dogan raporton se në juglindje të Turqisë në krahinën Batman janë liruar nga detyra 42 policë.

Më shumë se 290 njerëz u vranë gjatë përleshjeve kur një pjesë e kreut ushtarak turk të premten tentoi grusht shtet.

Temat
BotëLajme

Të afërta