Mesfushori spanjoll, Borja Valero ka përfunduar në radarin e Romës, si zëvendësues ideal i të larguarit, Miralem Pjanic.
Roma janë ende duke u përpjekur për të nënshkruar me Borja Valeron, pavarësisht nga rezistenca e Fiorentinës.
‘Njeriu i qetë’ ka qenë i lidhur me Giallorossët në fillim të muajit të kaluar, kur ai u pa si një zëvendësim ideal për të larguarin Miralem Pjanic.
Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, tani edhe një herë ka një interes nga Roma, të shtyrë nga trajneri Luciano Spalletti, i cili është një admirues i madh i lojtarit.
Megjithatë, Viola janë shumë të gatshëm për ta lënë të shkojë mesfushorin e tyre dhe tani kërkojnë një ofertë të mirë për ta shitur në këtë verë.