Rama: Në sistemin e drejtësisë blihet çekiçi i gjykatësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se pranojnë çdo propozim dhe çdo zgjidhje që ofron Partia Demokratike, me kusht të jetë zgjidhje dhe jo zgjedhë mbi sistemin e drejtësisë.

Ai në një konferencë për media, pas takimit me Lulzim Bashën dhe Ilir Meten, tha se rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian, duhet të ndodh me reforma dhe sakrifica që i kemi borxh fëmijëve tanë.

“Në sistemin e drejtësisë që kemi jo vetëm që shitet dhe blihet drejtësia por shitet karriera, shitet dhe blihet çekiçi i gjykatësit”, tha ai. Rama ka kritikuar Bashën si mund t’i kundërvihet ndërkombëtarëve që kanë për qëllim pastrimin e gjykatësve të korruptuar.

Ai shtoi se ky proces është jetik për Shqipërinë dhe do të kërkojë kohë që t’i shihen rezultatet, por nëse dështon ditën e enjte, ajo nuk është një paket ligjesh që mund të rifutet lehtë në punën e parlamentit dhe do të jetë një dështim i madh dhe i pa merituar për të gjithë popullin shqiptar.

“I them të gjithë deputetëve të PD-së që të luash me fatin e Shqipërisë thjesht vetëm që ke hallin se si do të shkoj puna e mandatit tënd, ka vetëm një emër që do ta them të enjten”, tha ai.

Temat
LajmeRajon

Të afërta