Podujevë: Një femër godet një fëmijë me makinë, ikën nga vendi i ngjarjes (Foto)

Para disa minutash një veturë e ka goditur një fëmijë në qendër të qytëtit të Podujevës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Shoferi i cili ka goditur fëmijën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, sipas dëshmitarëve nuk ësht ndalur fare të interesohet për gjendjen e fëmijës, por ka ikur menjëherë nga aty, transmeton Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, fëmija është dërguar për trajtim në spital, derisa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po mbledh informacione për veturën.

Zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ka thënë për Indeksonline se sot rreth orës 10:42 policia ka pranuar një informatë se në rrugën “Zahir Pajaziti” përballë postës një veturë e ka godit një fëmijë që ka qenë me biçikletë.

“Policia pas 2-3 minutash ka dal në vendin e ngjarjes, është informuar edhe ambulanca e cila ka ardh menjëherë dhe i ka dhënë tretmanin fëmijës, i cili është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ajo.

Sipas Çitakut, vetura që e ka godit ka ik nga vendi i ngjarjes mirëpo, sipas dëshmitarëve dyshohet se personi që ka godit fëmijën ka qenë femër.

13728419-10209818560650741-196868470-o_1468835666-657837

13735324-10209818580531238-2005254268-n_1468835672-9137991

13694332-10209818582611290-1051375132-o_1468835670-6280254

Temat
LajmeVend

Të afërta