Pija më e mirë për çdo grua: Humbni peshë, fitoni lëkurë të shndritshme dhe zvogëloni celulitin

Shumë ekspertë anë e mbanë botës rekomandojnë që të gjitha gratë ta provojnë këtë pije të mahnitshme të cilën mund ta përgatitni në shtëpitë tuaja. Ata gjithashtu thonë se kjo pije e fuqishme e shpejton procesin e humbjes së peshës dhe ndihmon në heqjen e celulitit. Dhe po, kjo pije gjithashtu e bën lëkurën më të mirë!

A e keni ditur se farat e lirit janë burim i shkëlqyeshëm i shumë vlerave ushqyese të shëndetshme, si vitaminat, mineralet, fibra të cilat i rregullojnë funksionet e GIT etj.

Veç kësaj, fara e lirit ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të dëmshme nga trupi, pasi që zvogëlon nivelet e sheqerit në gjak, si dhe shtypë apetitin. E furnizon trupin me lecithin dhe ndihmon në pastrimin e zorrëve.

Duke i marrë parasysh efektet e mira të farave të lirit, shumë njerëz anë e mbanë botës, veçanërisht gratë, e kanë provuar këtë pije dhe janë mahnitur nga rezultatet.

Prandaj, çaji me fara të lirit rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme si dhimbjet në stomak, cistat, hemorroidet etj.

Përbërësit: Një litër ujë të vluar dhe tri lugë gjelle fara liri.

Ujin e vluar e hidhni mbi tri lugë gjelle të farave të lirit dhe produktin e lini ashtu tërë natën.

Ekspertët thonë se duhet t’i konsumoni 150 ml të kësaj pije magjike, 3-4 herë në ditë – 30 minuta para shujtave kryesore. Sigurohuni të përgatitni një pije të freskët çdo ditë dhe çajin duhet ta konsumoni për 10 ditë radhazi, e pastaj të bëni një pushim 10 ditorë.

Procedurën e përsëritni derisa t’i fitoni rezultatet e dëshiruara.

Temat
FunShëndet

Të afërta