Nusja bie nga motoçikleta, dhëndri vazhdon rrugën pa e vënë re (Video)

Në një rrugë të Kinës është xhiruar momenti, kur nusja me vello ka rënë nga motoçikleta, ndërsa dhëndëri e ka vazhduar rrugën, pa e ditur se po i mungon gruaja.

Çifti i porsamartuar, që kishin zgjedhur mjetin me dy rrotë për të shkuar në ceremoninë martesore, lëviznin ngadalë derisa ndodh aksidenti, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nusja nuk ka marrë lëndime të mëdha, ajo ka rrezikuar të shtypet nga ndonjë veturë sepse rruga ishte përplot trafik.

Në videon e postuar në internet, shihet momenti kur ajo bie në asfalt, ndërsa kalimtarët e rastit vrapojnë për ta ndihmuar.

Nusja-780x439

Temat
Fun

Të afërta