Nata e katërt me radhë, qindra turq u mblodhën edhe sonte në sheshe për të shprehur mbështetje për qeverinë dhe presidentin, Rexhep Tajip Erdogan, pas një përpjekje të pasuksesshme për grusht shtet, në të cilën më shumë se 200 persona u vranë.
Pjesëmarrësit mbajnë në duar flamuj dhe slogane pro-qeveritare dhe islame.

Këndoheshin dhe poezi në të cilën Erdogani lavdërohet para rezidencën e tij në Stamboll, gjithashtu u lexua edhe Kuranin.
Agjencia e lajmeve AP, tha se tubime të mëdha kanë qenë në Taksim në Stamboll, në sheshin qendror të Kizilay në Ankara, si dhe Izmir.

