Montella premton ndryshimin e Milanit

Vincenzo Montella ka marrë drejtimin e Milanit me të vetmin qëllim për ta ngritur në krye të futbollit italian.

Ish-sulmuesin e famshëm italian e pret një detyrë e vështirë në Milan pasi kuqezinjtë nuk janë duke kaluar momente të mira në vitet e fundit.

“Mund të thuhet se ky është viti zero, po në fund janë vetëm fjalë, e vërteta është se duhet ndërtuar kjo skuadër”.

“Ka shumë punë për të bërë. Jam shumë i kënaqur për këtë fazë të parë, është parë se djemtë kanë dëshirë për revansh pas tre viteve ku gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë, pjesa më e madhe e tyre nuk ka dhënë akoma maksimumin”.

“Punojmë kryesisht ose vetëm me topin: sipas mendimit tim lojtari duhet ta dijë se çfarë duhet të bëjë në çdo situatë gjatë ndeshjes, ajo që dua unë është të kontrolloj lojën dhe ndeshjen, nuk kam besuar asnjëherë se mund të fitohet duke luajtur keq. Kjo është filozofia ime”, deklaroi Montella.

Vincenzo Montella

Temat
BotëSport

Të afërta