Mediet e huaja raportojnë për dënimin e grupit ‘Badovci’

Mediet ndërkombëtare kanë raportuar menjëherë për lajmin nga Kosova se Gjykata dënoi me rreth 50 vjet burg, pesë të akuzuar në rastin që njihej si ‘Badovci’.

Për këtë aktgjykim, media të njohura si AP, Euronews, Global Post, The Daily Star si dhe ato rajonale si BalkanInsight, kanë raportuar lidhur me aktgjykimin shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Madje Global Post rikujton se Kosova zyrtarisht përbëhet nga 1.8 milion banorë, dhe shumica janë të besimit islam. Por kjo media potencon se kosovarët praktikojnë një besimi islam të moderuar.3-1-1-298x300

Sipas aktakuzës, të pesë të akuzuarit në korrik të vitit të kaluar kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS, raporton lajmi.net.

Grupi, sipas Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.

Sipas vendimit të gjykatës, Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg.

Në rastin e njohur si “Badovci”, ku pesë persona akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, sot shpallet aktgjykimi.

Fjala përfundimtare për këtë rast është dhënë të premten.

Mediat-e-huaja-1

Temat
BotëLajmeVend

Të afërta