Makina shkrumbohet në flakë në autostradën Tiranë-Durrës

Një automjet me targa të Maqedonisë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ndodhi përballë një qendre tregtare dhe makina e tipit “Land Rover” ishte në pronësi të shtetasit me inicialet R.I.

Zjarri shkaktoi dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet asnjë person i lënduar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, sidoqoftë vijojnë hetimet për ngjarjen në fjalë.

makina-620x315

makina-620x315

Temat
LajmeRajon

Të afërta