Ky Ambasador është edhe dhëndër Kosove (Foto)

Të gjithë e kemi parë se në paraqitjet e tij e flet një shqipe të rrjedhshme, por kjo nuk është aspak e rastësishme.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell, është dhëndër i shqiptarëve, ai është i martuar me Elida (Ramadani) Lawton O’Connell, gazetare e Associated Press e cila kishte përciellur luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, shkruan Magazina.al

O’Connell , e ka mësuar shqipen nga bashkëshortja e tij Elida, por jo vetëm prej saj. Shqipen e ka mësuar edhe nga komunikimi me shqiptarët e tjerë. Ai ka shërbyer si diplomat në Kosovë edhe përpara se të emërohej në postin e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Ambasadori O’Connell dhe Elida kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

12347726-174060896279572-6397892124000983046-n_1468831964-5882299

elida_1468831953-9853460

Temat
Showbiz

Të afërta