Ja çka dëshironin të bëheshin (FOTO)

Paramendojeni që fëmijët tuaj t’jua mësojë Britney Spears, Mathew McConaughey, t’ju përfaqësojë në gjykatë Justin Bieber, t’ju shërbejë në “McDonalds” dhe tërë kjo në botën, e cila nuk ka dëgjuar kurrë për Lady Gaga-n. Figurave të famshme me siguri se “u ka rënë luga një mjaltë” kur ndonjë agjent i ka vërejtur dhe u ka ofruar një rol të madh apo kontratë për album, ndërsa shumica prej tyre deri atëherë kanë pasur planet krejt tjera.

Sir Anthony Hopkins kishte deklaruar dikur se po të mos ishte aktor, me siguri se do të ishte një hajn. “Nuk di të bëj diçka tjetër përveç aktrimit dhe jeta në krim do të ishte ideale për mua”, kishte deklaruar Hopkins. Angelina Jolie shumë kohë më parë kishte deklaruar se kishte menduar seriozisht rreth karrierës në byronë e funeraleve.

“Kur më ka vdekur gjyshi, kam qenë e tmerruar me organizimin e varrimit dhe më ka shkuar në mendje që të merrem unë me këtë punë”, ka thënë ajo. Jennifer Aniston do të punonte si dekoruese shtëpish apo organizatore e ndejave, ndërsa ylli i adoleshentëve, Justin Bieber, do të piqte hamburger “në McDonalds”. Britney Spears për pak e ka shmangur karrierën e mësueses, derisa Ryan Reynolds kishte planifikuar të ndjekë karrierën e babait dhe të bëhej pjesëtar i policisë kanadeze me kuaj. Mathew McConaughey kishte dashur të diplomonte në drejtësi, në mënyrë që të bëhej një avokat mbrojtës, ndërsa Tom Cruise me të madhe ishte përgatitur për karrierën e priftit, por në fund e kishte zgjedhur aktrimin. Përgjigjen më të çuditshme ndaj pyetjes “çfarë do të bëheshe po të mos ishe e famshme?”, e kishte Lady Gaga. “Po të mos isha e famshme, do të isha e vdekur”, ka thënë shkurt këngëtarja.

auto_Yjet11468822042

auto_Yjet21468822045

auto_Yjet31468822049

justin-bieber-8-hr

Temat
Showbiz

Të afërta