Ja çfarë sëmundjesh “fshihen” pas thinjave në moshë të re

Thinjat mendohet të jenë treguesi kryesor i plakjes, por jo domosdoshmërisht. Flokët e bardha apo gri nuk do të thonë gjithmonë se ju po plakeni.

Flokët fillojnë të zbardhën kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmenitin që i jep ngjyrë flokëve.

Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at tuaja, por nuk do të thotë që një 20 vjeçarë mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës janë disa faktorë të tjerë të cilët luanë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave.

Pirja e duhanit është e lidhur ngushtësisht me flokët gri.

Faktorët e jashtëm mjedisor si rrezet ultravjollcë dhe ajri tepër i ndotur janë shkaktarë të flokëve gri.

Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jetë një shenjë e sëmundjes vitiligo, anemi (kur trupi e ka të vështirë thithjen e vitaminë B12) ose problemet që përfshijnë hipofizën apo gjendrat tiroide./Living.al

Temat
Shëndet

Të afërta