Hoxhaj: Brenda dy vjetësh Kosova duhet të demarkojë kufirin me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se ai dhe partia e tij do të marrin pjesë në debatin e 3 gushtit për demarkacionin.

Sipas kryediplomatit kosovar, Kuvendit i takon të merret me Demarkacionit më shumë se sa Qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Shtetet anëtare të BE-së e kanë përkrahur procesin e demaskimit me Malin e Zi, në këtë drejtim çdo shtet e ka mbështetur një proces të tillë”, ka thënë ai.

Hoxhaj që këto komente i bëri në ceremoninë e procesit të vendosjes së vulës së parë apostile theksoi se në një periudhë prej dy vjetësh, Kosova duhet të demarkojë kufirin me Serbinë.

“Në bisedimet e radhës me Serbinë duhet të flitet edhe për demarkimin me Serbinë”, ka thënë ai

Temat
LajmeVend

Të afërta