Historitë e prishjes së miqësive mes VIP-ave shqiptar (Foto)

Herë pas here personazet publik bëhen kaq miq me njëri tjetrin, sa duket e pabesueshme që një ditë miqësia mund të kthehet në armiqësi.

Ose në rastin më të mirë, kthehet në asgjë.

Personazhe të famshëm që dikur kanë qenë miq, por sot zor se i flasin me gojë njëri tjetrit janë të shumtë. Mad ka zgjedhur disa nga historitë që bënë bujë të madhe.

Elvana Gjata – Soni Malaj

Deri në vitin 2009, Soni Malaj dhe Elvana Gjata ishin bashkëpunëtore me Flori Mumajesin. Njëra e dashura dhe tjetra “e preferuara” e Florit, edhe në për kompeticione muzikore shfaqeshin shumë të afërta me njëra tjetrën. Sic ka qenë rasti i edicionit të “kënga magjike” 2007 ku të dyja konkuruan me nga një kompozim të Flori Mumajesit. E përsa kohë, dashuria e Sonit dhe Florit shkonte mirë, po aq mirë shkonte edhe miqësia e Sonit me Elvanën. Por menjëherë pas ndarjes nga Flori, mori fund edhe miqësia që Soni pati me Elvanën.

miq2-e1445499255553

Bleona Qereti – Iva Tiço

Besojeni ose jo, Iva Tiço dhe Bleona Qerreti, dikur kanë qenë mikesha. Ndoshta jo aq të ngushta, por mikesha aq të mira, sa Iva Tiço dikur kryeredaktore e revistës Jeta, e ka nxjerrë në kopertinën e revistës që drejtonte vetë në një set të nxehtë fotografik. Por, Iva nuk i duhej më Bleonës, sepse kjo e fundit gjeti të tjerë gazetarë ku të mbështetej për lajmet e saj, për më tepër pushteti i gazetares dikur kryeredaktore të revistës më të pushtetshme në Shqipëri, nuk ishtë më i pari, Bleona e pati shumë më të thjeshtë, ta kthente nga mike në armike. E bëri këtë me lëhtësinë më të madhe, mes një skandali mediatik që zgjati. Sherri i tyre bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe u kthye në kryelajm.

miq3

Ledri Vula – Getoar Selimi

Dikur miq e bashkëpunëtorë, sot Ledri Vula dhe Getoar Selimi sillen sikur të mos e kishin njohur kurrë njëri tjetrin. Sherri mes tyre nisi në vitin 2012, ku Ledri u përfshi në një luftë grushtash e shkelmash me Noizy për hir të Getoarit. Kur i erdhi radha Getoarit të tregonte të njëjtën gjë për mikun e tij, kur ky i fundit u sulmua nga ish i fejuari I Dafina Zeqirit (asokohe e dashura e Ledrit), Getoari preferoi të mos përfshihej. Ledri, i dha fund miqësisë me Getoarin si dhe repit. Por nëse këtij të dytit iu kthye me sukses të jashtëzakonshëm, lidhjes me Getoarit nuk iu kthye kurrë.

miq5-e1445499207109

Ronela Hajati – Samanta Karavello

Ishin shoqe të ngushta për shumë vite dhe papritur shoqëria e tyre mori fund verën e këtij viti. Arsyet nuk dihen.

Çfarë dihet është fakti që dy mikeshat e pandara sot nuk i flasin më njëra tjetrës.

miq6-e1445499054649

Tuna Sejdi – Dafina Zeqiri

Thuhet se molla e sherrit ka qenë Ledri Vula, cili ka qenë në fillim I dashuri I Tuna Sejdiut dhe më pas i dashuri i Dafina Zeqirit. Përsa kohë, Ledri ishte single, Tuna vazhdonte të kishte miqësi me Dafinën. Menjëherë sapo lajmi i lidhjes së Dafinës me Ledrin u bë publick, po aq publike u bë fakti që vajzat, filluan të shmangnin njëra tjetrën.

miq8-e1445499084161

Albana Osmani – Eneida Tarifa
Një nga zënkat më të freskëta midis dy prezantuese të njohura është bërë për një “copë kopertine” siç tha dhe vet Albana duke mos mohuar asgjë. Megjithëse, Albana u përpoq të shpjegonte zënkën e cila u publikua edhe në media, ende sot është e paqartë marrëdhënie e tyre. Dimë që nëse dikur ishin shoqe të pandashme, sot nuk janë asgjë.

miq9

Rezarta Shkurta – Afroviti Goge

Shumë kohë më pare dy bukuroshet bionde kanë qenë shumë shoqe të ngushta, por kjo i përket së shkuarës. Madje, kënga “Budallaçkë e vogël”, me të cilën Rezarta Shkurta mori pjesë te “Kënga Magjike”, mendohet t’i jetë kushtuar ish mikeshës së saj modele.

miq10-e1445499170578

Beatrix Ramosaj-Enca

Dikur i shihnim bashkë gjatë gjithë kohës. Madje, dy ish mikeshat frekuentonin të njëjtin Universitet. Koha e kaluar së bashku ishte mjaft e gjatë derisa një vit më parë dy vajzat shkëputën marrëdhëniet. Edhe në media u fol për këtë zënkë mes vajzave, por asnjëra prej tyre nuk tregoi arsyet.

Temat
Showbiz

Të afërta