Haradinaj: Erdoganin nuk e kam vëlla

Në emisionin Info Magazina të Klan Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur edhe për grusht-shtetin e dështuar të së premtes në Turqi, i cili tha se Kosova e konsideron Turqinë alet dhe ka interes për bashkëpunim me këtë vend.

“Ne jemi të interesuar me e mbajt këtë bashkëpunim me Turqin”.

“Ne është mirë me u marrë me telashe tona, nuk kemi nevojë me dhanë mendime për atje”.

“E konsiderojmë aleat në planin global”.

Ndërsa i pyetur nëse e quan vëlla, Erdoganin, Haradinaj tha jo.

“Jo nuk e kam vëlla. Unë jam shqiptar, mund ta kem mik dhe partner por vëlla jo”.

Ramush Haradinaj

Temat
LajmeVend

Të afërta