Asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe sidomos dashuria në Hollywood. Yjet zakonisht paraqiten me taktikë dhe janë diskrete kështu që rrallë flasin për ish-dashuritë në publik, por ndodh që dikush të thotë diçka “të pamenduar” dhe mediet “çmenden”. Në vazhdim do të paraqesim disa nga “hakmarrjet” e yjeve.
Brad Pitt për mediet amerikane kohë më parë deklaroi “se nuk ka jetuar jetë interesante” derisa ishte në martesë me Jennifer Aniston-in. “Vërtet ishte një jetë e keqe. Kurrë nuk kisha menduar se do të kaloja nëpër momente aq të tmerrshme”, kishte thënë ai. Por më vonë Pitt e sqaroi deklaratën dhe tha se fajtor për këtë ishte ai dhe mërzia e tij.
Pas ndarjes nga Tom Cruise, aktorja e bukur Nicole Kidman mori pjesë në emisionin e David Leterman-it, i cili e pyeti se si po e përballon ndarjen, ndërsa ajo duke aluduar në trupin e shkurtër të ish-bashkëshortit tha se më në fund mund të mbathë take të larta. “Më në fund mund të mbathi këpucët e preferuara, të cilat sa isha me Tom-in nuk mundesha për arsye të cilat i dini të gjithë”, tha Kidman.
Meg Ryan konsiderohej si fajtore për ndarjen pasi që mediet publikuan tregimin për aferën e saj me Russell Crowe-n. Më vonë Ryan u hodh në sulm, duke thënë se Dennis Quaid ka qenë ai që tradhtoi. Quaid ia ktheu “goditjen” duke pohuar se nuk e kupton se pse Meg edhe më tutje mundohet të rishkruajë tregimin.