Hajnat e ngathët vodhën shumë cigare, por nuk arritën t’i bartin (Video)

Në West Midlands të Anglisë, tre hajna kanë dalë duarthatë nga dyqani sepse sasinë e madhe të cigareve që deshën t’i vjedhin, nuk mundën t’i bartin.

Në videon e xhiruar, shihen plaçkitësit e armatosur që e kërcënojnë shitësin, e më pas fusin pakot e duhanit në një çantë të madhe, transmeton Telegrafi.

Por, ata pengohen dhe nuk ia dalin ta nxjerrin, duke e lënë vjedhjen në gjysmë.

Pasi filmimi është publikuar nga policia, janë identifikuar grabitësit dhe janë ndaluar.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur tentojnë të vjedhin cigaret që kapin vlerën e 15 mijë eurove, por nuk ia dalin.

Hajnat-780x439

https://www.youtube.com/watch?v=VdiByM5JMAU

Temat
Fun

Të afërta