Dy serbë të dehur sulmojnë dy policë në Shtërpcë

Dje në Shtërpcë një patrullë Policore ka ndaluar dy persona. Personat e ndaluar nuk përfillën urdhrat policore dhe ka filluar ti sulmojnë fizikisht dy policët, njeri shqiptar dhe tjetri serb.

Në njoftimin e Policisë së Kosovë s thuhet se personat ishin të dehur dhe gjatë përleshjes kanë shkaktuar lëndime trupore policëve.

“Shtërpcë 17.07.2016-01:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Serbë, pasi që të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët e PK-së, një mashkull K-Shqiptar dhe një K-Serb. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Arrestim-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta