Avokati i Popullit bëhet me zyre të re

Institucioni i Avokatit të popullit për pak ditë do të bëhet me zyrë të re.

Ky ishte edhe njëri nga rekomandimet që i pati vendosur komisioni Europian, Kosovës, për liberalizimin e vizave.

Ministria e Integrimeve dhe ajo e Administratës Publike, vendosën që kjo zyrë të jetë në objektin e ish Bankës së Lubjanës, raporton klankosova.

Zyra e avokatit të popullit do t’i shfrytëzoj dy kate të këtij objekti me mbi 1700 metra katrorë.

Renovimi i këtyre hapësirave ka kushtuar 250 mijë euro.

Avokati-i-Popullit-650x266

Temat
LajmeVend

Të afërta