Agjenti i Candrevas aludon një kalim në Ligën Premier

Agjenti i Antonio Candrevas ka konfirmuar se ylli italian mund të largohet nga Lazio gjatë kësaj vere.

Napoli dhe Inter, të dyja janë të lidhura me këtë lëvizje, ndërsa edhe trajneri i Chelsea, Antonio Conte besohet të jetë një tifoz i mesfushorit. “Nëse ai largohet, ai do të largohet nga ju me një buzëqeshje”, deklaroi Federico Pastorello për Tele Radio Stereo.

“Se ku do të shkoj, nuk më pëlqen të flas jashtë objektivave zyrtare, por Antonio padyshim do të shqyrtojë ofertat nga jashtë, për jetën e tij dhe për përvojën e tij profesionale”.

“Të gjithë kampionët duan të shkojnë në Angli”, përfundoi agjenti i mesfushorit italian, duke ia ‘bërë’ me sy skuadrave angleze.

Antonio Candreva

Antonio Candreva

Antonio Candreva

Temat
BotëSport

Të afërta