Zhduken 42 helikopterë të ushtrisë turke, frikë për një puç të ri

Të paktën 42 helikopterë janë zhdukur nga inventari i ushtrisë turke, duke ngritur shqetësime se mund të ketë edhe një tentim për grusht shtet.

Gazetari i CNN Turk, Serdar Tuncer ka thënë se zhdukja e këtyre helikopterëve ngrit shqetësime të mëdha se puçistët janë duke përgatitur një puç tjetër, transmeton Express.

Ndërkaq, arrestimet e puçistëve po vazhdojnë në Turqi, pas puçit të dështuar të së premtes.

Qeveria turke ka thënë se ka nën kontroll të gjitha pjesët e vendit.

helikopter-turk_1468781680-3090414

Temat
BotëLajme

Të afërta