Yllka Gashi për situatën në Turqi: “Përzini çajat”!

Edhe aktorja shumë e dashur për publikun, Yllka Gashi nuk ka qëndruar “indiferente” për sa i përket trazirave që po ndodhin në Turqi.

Ajo nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Facebook ka shprehur mendimin e saj për sa i përket lidhjes së shqiptarëve dhe solidaritetin që populli ynë tregon për popullin turk në këto ditë tejet të vështira për ta:

“Krejt punët e çështjet madhore tona i kemi rahatu!Rrogat e mdhaja, mesatarja 3000€ n’mujë! N’kredi nuk osht kërkush! Mirëqenia në nivel e stili i jetesës luksoz.Korrupsion, skamje e papunsi nuk ka!Pare PO sa t’dush! Ekonominë e zhvillume, nuk po mujmë me ju dhanë xhevapë fabrikave që qelen çdo ditë e punësojnë njerëz!Spitalet e shërbimet shëndetësore për lakmi!Çdo vit prodhojmë ‘koka të ndrituna mendimtarësh e shkenctarësh’ që po ja u sheh hajrin jo veq Kosova e shiptaria po krejt dyjeja!Ligjin e respektojmë krejt!Mitrovicën e bashkumë!Malit t’Zi nuk po ja falim asni pllamë toke!Jemi tolerant, t’dashtun e gojë-omël!Bërllog nuk gjujmë asnjo, cudi prej kahit po pikë!As hunën nuk e krujmë tu pritë n’semafor, veq na e kanë ‘ngjitë’.Tash veq me mujtë diqysh edhe qëkjo gajle që na dulë me Turqinë me na u hekë edhe ma mirë s’ka ku shkon! Krejt i qitëm ‘n’dyzen’!#përziniçajat”.

Temat
Showbiz

Të afërta