Vazhdon arrestimi i ushtarëve në Turqi

Turqia është duke vazhduar arrestimin e dhjetëra ushtarëve, duke përfshirë edhe oficerë të rangut të lartë, për rolet e tyre të dyshuara në grushtin e shtetit të dështuar të premten.

Një komandant i brigadës dhe më shumë se 50 ushtarë u arrestuan në provincën perëndimore të Denizli herët të dielën, njoftojnë mediat turke, transmeton Klan Kosova.

Deri më tani, më shumë se 3.000 ushtarë janë arrestuar dhe afër 2700 gjyqtarë janë shkarkuar.

Të paktën 265 persona janë vrarë në përleshjet e tentimit të grusht-shtetit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se parlamenti mund të marrë në konsideratë një propozim për të futur dënimin me vdekje.

Erdogan ka akuzuar një klerik me bazë në SHBA turk, Fethullah Gulen për të qenë prapa komplotit, të cilin e ka mohuar Gulen.

Tentimi për grusht shteti filloi të premten në mbrëmje, kur një fraksion i ushtrisë doli mbi urat kryesore në Stamboll dhe sulmuan ndërtesat e parlamentit në Ankara.

Temat
BotëLajme

Të afërta