Trazira e reja në Stamboll, të shtëna në aeroport

Në afërsi të aeroportit të dytë më të madhe Stamboll shpërtheu një përleshje në mes të forcave turke të sigurisë dhe puçistëve.

Siç është raportuar nga “USA Today” policia ka shtënë një grup të puçistëve të cilët pastaj i arrestuan në aeroportin “Sabiha Gokcen”.

Siç transmeton “Russia Today”, policia ka shkrepur të shtëna paralajmëruese, derisa arrestonte një grup puçist në aeroport.

Deri tek të shtënat ka ardhur, pasi që personat që mbështetën tentim puçin e dështuar i kanë rezistuar arrestimit, raporton AP, transmeton lajmi.net.

Në ndërkohë, agjencia Anadolu raporton se shtatë persona, përfshirë edhe një kolonel, janë barrikaduar në bazën ajrore në qytetin Konija në Anadoll.

I njëjti zyrtar i ka thënë AP-së se situata atje është nën kontroll.

timthumb-1-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta