Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë paralajmëruar Turqinë kundër shpifjeve publike që u bënë në lidhje me përfshirjen amerikane për tentim të grusht-shtetit të dështuar ushtarak.
Amerika zyrtare ka thënë se pretendimet e tilla janë krejtësisht të rreme dhe të dëmshme njëkohësisht për marrëdhëniet në mes tyre, njofton Klan Kosova.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, këto deklarime i dha pasi Ministri i punëve të Turqisë tha se SHBA qëndron prapa tentimit të gusht-shtetit.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje SHBA për të ekstraduar me bazë në SHBA klerikun turk Fethullah Gylenit.
Erdogan e ka akuzuar atë për të qenë prapa komplotit, derisa vet Gulen mohon të ketë gisht në këtë kaos të shkaktuar.