Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kërkon që mesfushori Martin Odegaard të largohet menjëherë nga klubi.
Florentino Perez kërkon që mesfushori Martin Odegaard të largohet menjëherë nga Real Madrid.
Presidenti është përplasur me trajnerin Zinedine Zidane në lidhje me futbollistin norvegjez, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
Odegaard u prezantua nga Real Madrid më 22 janar të vitit 2015.
Mirëpo, ai nuk ka arritur ende të lë gjurmë në Santiago Bernabeu.
Dhe, Perez duket se e ka humbur durimin dhe kërkon largimin e tij nga klubi.
Fjalët kyçe
Florentino Perez