Në mesin e të vrarëve në Turqi është edhe një gazetar

Pas ngjarjeve të natës së mbrëmshme ku u organizua një grusht shteti nga një grup brenda strukturave të ushtrisë turke ku u synua që të merrej me forcë pushteti dhe institucionet të shtetit turk përveç shumë viktimave të pafajshëm si qytetar të thjeshtë apo ushtar dhe polic ka marr edhe jetën një gazetari.

Gazeta “YeniShafak” konfirmon se në ngjarjet e mbrëmshme ka humbur jetën gazetari i tyre, Mustafa Xhambaz.

Në momentin që është sulmuar gazetari është ndodhur në një nga zonat e nxehta të Stambollit duke raportuar nga vend ngjarja.

Lajmin e humbjes së jetës së gazetarit, Mustafa Xhambaz, e ka konfirmuar edhe kryeredaktori i gazetës “YeniShafak”, Ibrahim Karagul në profilin e tij në Twitter.

gazetari_1468705424-4456953 (1)

Temat
BotëLajme

Të afërta