Lamtumirë Lazio, Berisha befason me klubin e ri (FOTO)

Etrit Berisha ka ofertë të largohet nga Lazio për t’u transferuar në Liverpool.

Dy muaj më parë, Etrit Berisha largohej nga Lazio me bindjen se pas Euro 2016 do të fillonte kërkimin për një klub të ri.

Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike që atëherë dhe portieri shqiptar mund ta fillojë sezonin si titullar te klubi italian.

Përveç zërave për një premtim që i është bërë atij nga presidenti Lotito, dje është mësuar një tjetër lajm që konfirmon hipotezën e “gradimit” të tij si portier i parë i Lazios.

Sipas mediave italiane, rivali i tij i madh, Federico Marchetti, shumë shpejt mund t’i japë lamtumirën bardhekaltërve për t’iu bashkuar Liverpulit.

Trajneri Jurgen Klopo ka monitoruar prej kohësh gardianin italian, të cilin e sheh si zëvendësuesin perfekt të titullarit Simon Mignolet.

Një rrogë më e mirë dhe mundësia për të luajtur Kupat me ekipin legjendar anglez, mund ta bindë Marchettin të largohet, duke i lënë kështu të lirë Berishës portën e Lazios, përcjell “Panorama Sport”.

Për portierin shqiptar, rivaliteti i vetëm do të mbetej ai me kroatin Ivan Vargiç, i cili i është bashkuar skuadrës italiane gjatë verës.

Duket se Berisha ka nuhatur këto ndryshime të rëndësishme, ndaj vendosi që të ndërpriste në mes pushimet, për të qenë i pranishëm që në ditën e parë të fazës përgatitore për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

10-5

Temat
Sport

Të afërta