Një fraksion i ushtrisë turke dështoi mbrëmë të realizoj një grusht shtet, kundrejt qeverisë së presidentit Erdogan.
E ky i fundit ka dënuar rëndë një tentim të tillë dhe ka thënë që autorët do të paguajnë për tradhtinë e bërë. Këto deklarata presidenti ka bërë duke akuzuar Fethullah Gulen, si kokën e puçit të natës së mbrëmshme.
Edhe pse është fajësuar për puçin, Gulen nuk jeton aktualisht në Turqi. Ai është i vendosur në Pensilvani në Shtetet e Bashkuara, përmes një ekstradimi të vetë imponuar. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, transmeton Klan Kosova.
75 vjeçari ishte një predikues për vite të tëra, dhe përshkruhet si një nga figurat më të rëndësishme myslimane në botë.
I lindur në Ezurum, Turqi, në vitin 1941, studioi e pastaj filloi të ligjëroj në xhami dhe konferenca në tërë shtetin. Ai u bë shumë i mirënjohur në Turqi si dhe bëri hapjen e disa shkollave në shtet pastaj duke u zgjeruar në shtetet e Azisë qendrore dhe Afrikë.
Gulen është udhëheqës i lëvizjes Hizmet, e cila besohet të këtë miliona mbështetës në Turqi duke përfshirë edhe personalitete në pozicione të fuqishme.
Kjo lëvizje është e zgjeruar edhe jashtë Turqisë dhe ka mbështetës në tërë botën.
Lëvizja në fjalë promovon dialogun ndërfetarë, edukimin dhe demokracinë.
Kohë më parë ai ishte aleat i Erdoganit , mirëpo, marrëdhëniet e tyre janë prishur kur presidenti turk akuzoi Gulen se ishte mbrapa një hetimi për korrupsion mbi figurat kryesore në qeveri në vitin 2013.
Si përgjigje, Erdogan nisi një spastrim të gazetarëve, zyrtarëve ushtarak dhe policor për të cilët besonte që kishin lidhje me lëvizjen e Gulen, njëkohësisht mbylli një numër të konsiderueshëm të shkollave të themeluara nga lëvizja Hizmet.
Në vitin 2012, Turqia lëshoi një urdhër arrest për Gulen për, siç thuhej, përpjekje për të rrëzuar qeverinë, diçka që ky i fundit vazhdimisht e kishte mohuar.
Ndërsa sipas se përditshmes “Sabah” vitin e kaluar ai ishte në listën e personave më të kërkuar në Turqi.
Pas tentimit për grusht shtet qeveria e Turqisë ka ripërtërirë këto akuza, me ç’rast një avokat i qeverisë ka thënë që ka indikacione të përfshirjes direkte të Gulen dhe lëvizjes së tij.
Ditën e shtunë Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara do të përmbushin kërkesën për ekstradim, mirëpo që ende nuk kanë marrë një të tillë. Kerry ka shtuar që qeveria turke duhet të ofroj prova për keqberjet e Gulen, transmeton Klan Kosova.
Gulen ka lëshuar një deklarate përmes “Aleancës për Vlera të Përbashkëta”, pjesë amerikane e Hizmet, duke dënuar grusht shtetin njëkohësisht duke mohuar pjesëmarrjen në të.
“Dënoj rëndë tentimin për grusht shtet në Turqi. Qeverisja duhet të fitohet përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike, jo përmes forcës. I lutem Zotit për Turqinë, për qytetaret turk dhe për të gjithë ata që gjenden aktualisht në Turqi, që kjo situate të zgjidhet sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore.
Si një person i cili ka përjetuar disa grusht shtete përgjatë pesë dekadave të fundit, është ofenduese të akuzohem për pjesëmarrje në një tentim të tillë. I mohoj kategorikisht akuzat e tilla” thuhet në deklaratën e Gulen.
Sipas Aleancës, Fethullah Gulen, shumicën e kohës tani e kalon në vetmi, duke lexuar, bërë shkrime dhe adhuruar zotin.