I shpëtoi masakrës, por s’ka asnjë vizitor për vogëlushin në spitalin në Nicë (Foto)

Një fëmijë i vogël është në mjekim intensiv në spitalin e fëmijëve në Nice pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së të enjtes në qytetin bregdetar francez ku mbetën të vrarë 84 persona.

Por deri më tani, askush nuk është paraqitur në spital për të identifikuar vogëlushin. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë rritet frika për faktin se pacienti i vogël mund t’i ketë humbur prindërit në masakrën që tronditi mbarë botën në ditën e pavarësisë së Francës.

Ndërkohë fëmijë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur dhe fotot e tyre janë shpërndarë në intenet dhe në rrugët e qytetit, me shpresën se dikush mund t’i ketë parë.

image

image

image

image

image

image

image

Temat
BotëLajme

Të afërta