Gjyste Vulaj vazhdon të jetë nga këngëtaret mjaft të kërkuara të estradës, qoftë nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, qoftë edhe npër dasma e ahengje tjera familjare.
Sonte, ajo është duke kënduar në Tetovë dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka bërë në Facebook.
Përmes selfie-t që ajo e ka realizuar dhe e ka ndarë me fansat e saj, e shohim një Gjyste më të re e më të freskët se kurrë, me një look shumë të veçantë, por edhe me aksesorë shumë në trend.
Pra, këngëtarja e mirënjohur pavarësisht kalimit të viteve, ajo sikur po duket gjithnjë e më e rinuar, një pamje kjo të cilën fansat e Gjystes e adhurojnë edhe më shumë dhe vazhdojnë ta pëlqejnë pafundësisht.
Fjalët kyçe
Gjyste VulajTemat
Showbiz