Ëndrra e pa realizuar e 2po2 (Video)

Reperi shqiptar 2po2 ka treguar ëndrrën që ende nuk e ka realizuar në karrierën e tij.

Ai për emisionin Express ka bërë të ditur se ëndrrën që ende nuk e ka realizuar, por që nuk është shuar ende është mbajtja e një koncerti të madh në Prishtinë.

2po2 ka thënë se është optimist se një ditë do ta realizojë një koncert të tillë.

“Ëndrra për me pas një koncert super të mirë në Prishtinë nuk mu ka shuar ende, pse me thënë diçka tash kur nuk ka asgjë konkrete. Shpresoj se një ditë do ta mbajë një të tillë që të promovojë këto këngë që po i punoj me shumë pasion”, është shprehur reperi nga Prishtina.

Temat
Showbiz

Të afërta