E dhimbshme: Ja si reagon babai kur merr vesh se djali 4 vjeç i vdiq në sulmin e Nicës (Video)

Një 39-vjeçar e dinte se bashkëshortja e tij, Olfa Bent Souyah Khalfallah, kishte humbur jetën si pasojë e sulmit terrorist në Nisë të Francës, pasi trupi i pajetë u gjet në Promenade des Anglais fill pas masakrës.

Por, Tahar Mejri kishte 3 ditë që kërkonte me dëshpërim djalin e tij Kylian, i cili kishte humbur që natën që ndodhi sulmi i frikshëm. Në këtë video do të shihni momentin kur ai merr vesh se edhe i biri 4-vjeçar ishte vrarë nga masakra.

Kur Mejri mori vesh se përveç bashkëshortes kishte humbur edhe të birin, ulëriti “ata të dy, ata të dy” jashtë Spitalit Pasteur në veri të qytetit pasi tmerri i asaj që kishte ndodhur u bë i qartë.

Gruaja dhe djali i tij janë mes 84 personave që humbën jetën kur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeç, hyri me kamion ndërmjet turmës që po shihte fishekzjarrët e Ditës së Bastijës.

10 fëmijë e adoleshentë janë në mesin e viktimave, ndërsa pesë fëmijë të tjerë janë ende duke luftuar për jetën pasi kanë marrë plagë të rënda.

ni_1468739257-9082212

Temat
BotëLajme

Të afërta