Armeni: Policët janë marrë pengje, kërkohet dorëheqja e presidentit

Grupe të armatosur njerëzish kanë hyrë në ndërtesë të Policisë dhe po mbajnë pengjet me dhunë, thuhet në deklaratë.

Grupe të armatosura të lidhur me liderin opozitar Jirair Sefiljan kanë marrë ndërtesën e Policisë në Jerevan të Armenisë duke vrarë një polic.

Siç thuhet ata po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Serzh Sargsyan.

Sulmuesit po mbajnë disa policë si pengje. Ata kërkojnë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë por shërbimet e sigurisë hedhin poshtë pretendimet e njerëzve nëpër rrjete sociale se bëhet fjalë për grusht shtet.

“Shteti i Armenisë po funksionin normalisht, policia po e kryen detyrën e vet”, thuhet nga Shërbimi kombëtar i Sigurisë.

Grupe të armatosur njerëzish kanë hyrë në ndërtesë të Policisë dhe po mbajnë pengjet me dhunë, thuhet në deklaratë.

“Një polic është vrarë, dy janë plagosur. Dy pengje janë liruar”, thuhet nga shërbimi i Sigurisë.

Njëri nga sulmuesit ka shkruar në rrjete sociale se njëri nga pengjet është zëvendës shefi i Policisë.

Nikoll Pashnjan, deputeti i cili është takuar me sulmuesit u ka thënë gazetarëve se ata fillimisht kanë marrë peng tetë policë, por njërin e kanë lëshuar pasi që vuan nga tensioni i lartë, shkruan AFP.

Mediat bëjnë të ditur se sulmuesit kërkojnë që të lirohet politikani opozitar Sefiljan i cili muajin e kaluar është arrestuar për shkak të posedimit të armëve si dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Sargsyan.

Temat
BotëLajme

Të afërta