Massimiliano Allegri ka thënë se ai llogarit në Paul Pogban për edicionin e ri.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se ai shpreson që Paul Pogba do të qëndroj në Juventus dhe se ai llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.
Mediat italiane dhe angleze raportojnë se Unitedi është shumë pranë francezit, për të cilin do të paguaj 126 milionë euro.
“Pogba dhe Evra do t’i bashkohen skuadrës me 7 gusht. Të dy janë lojtarë të Juventusit dhe shpresoj se do të qëndrojnë. Unë jam duke llogaritur në Pogban”, tha Allegri gjatë një konference për media.