Alarm në Itali, tuniziani kërcënon se do bëj “masakër si në Nice”

Një 22-vjeçar tunizian u arrestua mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e stacionit të Martignacco-s, pjesë e provincës së Udines, Itali për rezistencë ndaj efektivëve të policisë.

Në gjendje të dehur, i riu ka marrë pjesë në një festë publike në Variano, pjesë e komunës së Basiliano-s dhe ka nisur të fyejë personat e pranishëm, madje ka kërcënuar se do të bëjë një masakër si në Nice të Francës.

Të frikësuar, disa nga të pranishmit kanë telefonuar policinë.

Edhe pas mbërritjes së efektivëve në vendngjarje, tuniziani nuk është qetësuar. Madje ai ka goditur me kokë makinën e policisë duke marrë edhe lëndime.

Ai u transportua në spital për t’u mjekuar e më pas është arrestuar nga policia italiane.

policia-italiane_1468775361-1884078

Temat
BotëLajme

Të afërta