Xhaka takohet me tifozët kosovarë të Arsenalit, ka një premtim për ta (VIDEO)

Granit Xhaka është takuar me tifozët kosovarë të skuadrës së Arsenalit.

Transferi 50 milionësh i Arsenalit, Granit Xhaka, po qëndron për disa ditë në Kosovë për pushime.

Ai sot është takuar me tifozët kosovarë të skuadrës londineze, të cilëve ua ka premtuar titullin e Premierligës.

“Faleminderit për këtë pritje. Nuk e kisha besuar se kaq shumë njerëz vijnë, veç jam shumë i lumtur me qenë një ‘Gunner’, e kësmet edhe me titull”, është shprehur Graniti para përkrahësve kosovarë të klubit të Arsenalit.

Temat
Sport

Të afërta