Vlorë, makina merr flakë në mes të qytetit (Video)

Një makinë në Vlorë ka marrë flakë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se një automjet i parkuar ka marrë flakë.

Dyshohet se zjarri ka rënë pasi mjeti punonte me lëndë djegëse benzinë.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

Policia: Rreth orës 13:10, përballë ambulancës së qytetit, një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se automjeti tip “Ford” me targë AA271EL, me pronarë shtetasin A.R., 29 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët”, ka qenë i parkuar përballë ambulancës dhe është përfshirë nga flakët.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale pasi mjeti punonte me lëndë djegëse benzinë.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit ku për pasojë kemi vetëm dëmtime të pjesshme të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.

Temat
LajmeRajon

Të afërta