Të shtëna në Kaliforni, 14 të plagosur

Në Kaliforninë Jugore ka ndodhur një sulm me armë zjarri.

Autoritetet amerikane kanë thënë se sulmuesi ka qëlluar dhe ka plagosur 14 njerëz, në një sulm ndaj një mase të njerëzve të cilët ishin në një festë e cila ishte organizuar në oborrin e një shtëpie, transmeton Gazeta Express.

Zyra e sherifit të kontesë Kern ka thënë se në këtë festë ishin rreth 150 njerëz, kur një veturë u afrua dhe filloi që të shtijë me armë zjarri drejtë njerëzve.

Autoritetet thonë se viktimat janë qëlluar në krah, këmbë dhe në gjoks. Dy prej tyre janë në gjendje të rënd.

Në këtë sulm po ashtu ka pasur dëme materiale në shtëpitë përreth./GazetaExpress/

Temat
BotëLajme

Të afërta