Shkëlqen Rashica, shënon gol në fitoren e Vitesses

Milot Rashica ka shënuar në fitoren 2:1 të Vitesses.

Vitesse e mposhti 2:1 në miqësore Rubin Kazanin, në një ndeshje ku shkëlqeu shqiptari, Milot Rashica, i cili shënoi golin vendimtar të ndeshjes.

Futbollisti shqiptar shënoi për 2:0 në minutën e 49’të, që doli të ishte edhe goli i fitores – pasi Rubin Kazan arritën të shënojnë vetëm një gol deri në fund të ndeshjes. Kujtojmë se Rashica në sezonin e ri do ta bartë numrin 7 në fanellë. /Express/

rashica_1468693119-609092

Temat
Sport

Të afërta