Pesë fëmijë janë duke luftuar për jetë pas sulmit në Nice

Pesë fëmijë të plagosur nga kamioni i cili sulmoi qytetarët e Francës janë duke luftuar për jetën, duke përfshirë një tetë vjeçar djalë i paidentifikuar i cili besohet se është i huaj, ka bërë të ditur një zëdhënëse e spitalit, Stefani Simpson.

Ky sulm u krye nga një tunizian 31-vjeçar, i cili la të vrarë 84 persona dhe mbi 210 të tjerë të lënduar duke përfshirë dhjetë fëmijë dhe të rinj, tha kompania, transmeton lajmi.net.

Simpson tha se “pesë fëmijë akoma mbeten në gjendje kritike, ndërsa gjendja e një fëmije është duke u stabilizuar”, spitali “Fondasion Lenval” natën e sulmit kishte pranuar 30 fëmijë që trajtoheshin për shërim.

Sipas zëdhënëses së spitalit fëmija më i ri është një foshnjë gjashtë muajsh ndërsa, më i madhi është 8 vjeçar.

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulmin terrorist në Paris në nëntor të vitit të kaluar ku u vranë 130 persona, po ashtu ISIS-i ka thënë se një nga ushtarët e tij e kreu edhe sulmin në Nice. /lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta