Nuk do ta besoni deklaratën e fundit të Skivit për Ledrin (Video)

Reperi i Babastars, Skivi, ka folur për herë të parë pas një kohe të gjatë për raportet e tij me ish-shokun e tij më të mirë, Ledri Vulën.

Ledri dhe Skivi nuk janë më shokë dhe sidomos jo në muzikë, që prej se Ledri vendosi të mos bashkohej me ish-shokun e tij të grupit Skillz pasi iu kthye muzikës.

Në EliteZone para prezantueses seksi, Elita Rudi, ai nuk mundi të mos përgjigjet në pyetjten drejtuar për raportin e tij me Ledrin.

Sensacional është pohimi i Skivit i cili i lë dyert e hapura për një ribashkim të tij me Ledrin, duke thënë se ai nuk ka asnjë mendim negativ për të.

“Raportet i kemi ashtu siç i kemi pasur. Më kurrë nuk jemi parë që prej asaj që ndodhi. Asgjë plus, asgjë minus”, u shpreh Skivi.

A po ribashkohet grupi Skillz? Topi tash është në anën e Ledrit. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta