Analisti dhe publicisti Halil Matoshi, në një postim të tij në Facebook, thotë se nuk i kupton kosovarët që mbsëhtesin regjimin autoritar të Erdoganit i cili, sipas tij është regjim i rrezikshëm.
Ja postimi i plotë i tij:
“Nuk jam i rreshtuem me asnjanen pale ne Turqi.
M’doket cashtje e brendshme e popullit turk.
Po prap ma lavdi me u rreshtu me ‘pucistat’ edhe nese kane deshtu se sa me ndejt nen nji regjim autoritar e fort t’rrezikshem te Erdoganit ose me i duertrokite atij!
Nuk i kuptoj, si kuptoj dhe s’i kuptoj kosovaret qe mbeshtesin Erdoganin, pos ata qe marrin favore direkte nga regjimi i tij.
Kurre s’i kam kuptu, e bajne nga padija apo mercenarizmi.
Sonte u vertetu se konservatorizmi islamist qe po rritet ne Kosove sponsorizohet nga Erdogan!
Ndones konservatorizmi s’asht terrorizem!
Nderkohe ky asht fundi i Erdoganit edhe nese puci ka deshtu!
Per Kosoven asht e randesishme me u shmang lufta civile ne Turqi. Me u ruejt jetet njerezore!” (sic.), ka shkruar Matoshi.