Hoxhaj konfirmon se asnjë kosovar s’është i rrezikuar në Turqi

Nga ngjarjet e zhvilluara mbrëmë në Turqi nuk ka asnjë qytetarë nga Kosova që është lënduar.

Po ashtu edhe stafi diplomatik kosovarë është në gjendje të sigurt.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, të shtunën në një konferencë për media.

Ai ka thënë se zhvillimet në Turqi i kanë përcjellë nga afër dhe kanë ofruar informacione të dorës së parë për qytetarët atje.

“Ambasadat tona në Turqi u kanë ofruar informacione të dorës së parë qytetarëve të shumtë e veçmas pushuesve të cilët normalisht kanë qenë të shqetësuar. Deri më tani nuk ka qytetarë të prekur nga zhvillimet në Turqi” ka thënë Hoxhaj.

Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë konferencës të mbajtur sot me temën “Evropa pas BREXIT dhe procesi i integrimeve evropiane të Kosovës dhe rajonit”.

Temat
LajmeVend

Të afërta