Ndeshja e bamirësisë mes yjeve të futbollit botëror, e paraparë të luhet në Antali, është anuluar shkaku i situatës së krijuar në Turqi pas puçit të ushtrisë.
Situata e krijuar në Turqi, pas tentativës për grusht shteti nga ushtria turke, ka detyruar organizatorët e ndeshjes së bamirësisë, e planifikuar që të luhet në Antali, të anulohet.
Sipas Mund Deportivos, Arda Turan, Samuel Eto’o, Carles Puyol, Deco dhe Eric Abidal ndodhen në një hotel të Antalisë, ku janë të sigurt dhe të qetë.
Ata do të rikthehet në atdhe me një Aeroplan privat në momentin kur të rihapë hapësirën ajrore turke, përcjell Express.
Kurse, mbrëmë vonë, udhëtimin drejtë Turqisë e kanë anuluar Lionel Messi dhe Adres Iniesta.
Temat
Sport