Zënkë familjare, burri dëbon nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Suharekë viktima femër shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull shqiptar e ka sulmuar fizikisht dhe më pas e ka dëbuar nga shtëpia atë dhe djalin e tyre.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin është njoftuar punëtori i QPS. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta